Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
U vra me armë në Gjormë të Selenicës, momenti kur viktima 35-vjeçar mbërrin në spitalin e Vlorës (Foto)
Viktima 35-vjeçar Dalan Allija, që u vra sonte me armë zjarri në fshatin Gjormë të Selenicës. Viktima ishte për vizitë te xhaxhai i tij pasi jetonte në Levan të Fierit. Një person i erdhi nga prapa teksa po futej në derën e shtëpisë dhe e qëlloi për vdekje. Allija kishte një biznes pike këmbimi për automjetet. Djali i xhaxhait të tij ka qenë pjesë e masakrës së Çoles në Vlorë. Vrasja dyshohet për qëllime hakmarrjeje, por nuk dihet nëse Dalan Allijan ka qenë shënjestra e atentatit.