Vrasja e 36-vjeçarit/ Shoqërohen pesë persona në Polici, mes tyre dhe kushëriri i viktimës

Vrasja e 36-vjeçarit/ Shoqërohen pesë persona në Polici, mes tyre dhe kushëriri i viktimës

Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:25 minuta në fshatin Gjorm, të bashkisë së Selenicës, është gjetur i pajetë një 36-vjeçar me emrin Dalan Alliaj. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, ku kjo e fundit ka transportuar trupin e 36-vjecarit, por pa shenja jete. Forcat e rendit, FNSH bashku me ekspertët e kriminalistikës, kanë bërë këqyrjen e vendngjarjes dhe kanë shoqëruar në polici pesë persona, përfshirë djalin e xhaxhait, i cili ka qenë me 36-vjeçarin, kryeplakun e fshatit, dhe tre banorë të tjerë, që mund të kenë dijeni për ngjarjen.