Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë, zbulohet autori! Policia: Dalan Alliaj u vra nga djali i xhaxhait

Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë, zbulohet autori! Policia: Dalan Alliaj u vra nga djali i xhaxhait

Zbulohet autori i vrasjes në Gjormë të Selenicës. Vlorë/Informacion paraprak në vijim Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A. Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.