‘Shihemi nesër dhe çdo ditë tjetër derisa të bëhet drejtësi’ 39 mijë serbë morën pjesë në protestën kundër Vuçiç!

‘Shihemi nesër dhe çdo ditë tjetër derisa të bëhet drejtësi’ 39 mijë serbë morën pjesë në protestën kundër Vuçiç!

Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën të shtunën (1 nëntor) në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë, një vit pas shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor që vrau 16 persona, duke shfaqur pakënaqësi mbi korrupsionin e supozuar dhe mungesën e llogaridhënies, të cilat shumë i fajësojnë për tragjedinë. Tubimi përkujtimor filloi në stacionin hekururdhor në orën 11:52 të paradites – në të njëjtën orë kur ndodhi tragjedia. Në këtë orë protestuesit – shumica të rinj – mbajtën 16 minuta heshtje, një për çdo viktimë Njerëzit vendosën lule dhe qirinj përgjatë gardhit të përkohshëm pranë hyrjes së dëmtuar të stacionit, ku 16 njerëz humbën jetën kur çatia u shemb më 1 nëntor 2024. Tubimi më pas u mbyll rreth orës 20:00 me sërish 16...