E diela Ditë Zie Kombëtare, detajet e ceremonisë funebre për Fatos Nanon

E diela Ditë Zie Kombëtare, detajet e ceremonisë funebre për Fatos Nanon

Fatos Nano ndërroi jetë ditën e djeshme, në një prej spitaleve private në kryeqytet, ku ishte i shtruar prej shumë ditësh. Të dielën, në Pallatin e Kongreseve, do të mbahen homazhet në nderim të ish-kryeministrit, shkruan A2. Homazhet do të fillojnë prej orës 08:30 në Pallatin e Kongreseve, ndërsa trupi i Fatos Nanos do të niset në orën 12:05 nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit. Më poshtë, detajet e protokollit shtetëror për ceremoninë e së dielës: 07:45 – Marrja e trupit të të ndjerit nën kujdesin e shtetit Eskorta ceremoniale e përbërë nga pararoja, automjeti funeral, motoçiklistët dhe automjete të tjera utilitare për transportin e familjarëve, vendoset pranë banesës ku prehet trupi i të ndjerit. Një njësi prej 8 oficerësh në uniformë...