Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Fatos Nano nuk përulej ndaj ndërkombëtarëve”, Milo: Mbante qëndrime dinjitoze
“Fatos Nano ishte dhe mbetet figura më tipike e politikanit liberal, që i mungon shumë sot politikës shqiptare”. Kështu u shpreh ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar në studion e “Terminal”. “Karakteristikat e tij si një politikan liberal nganjëherë shkonin edhe përtej kufijve që mund t’i lejonin rrethanat shqiptare. Ishte për nga kultura, formimi dhe karakteri tejkalonte intelektualin modern liberal”, theksoi Milo. “Politika shqiptare ka humbur një model të politikës së shëndetshme europiane”, shtoi më tej Paskal Milo. Ai kujtoi se ka bashkëpunuar ngushtë me Fatos Nanon kur ndërhyrja e ndërkombëtareve ka qenë e madhe kur Shqipëria po kalonte kohë të vështira. “Duhej patjetër të koordinoheshim me ndërkombëtarët dhe ministri i Jashtëm shërbente edhe si ndërmjetësues. Kjo më dha shansin në atë kohë që...