E qëlluan sapo zbriti nga makina/ Dalin detajet e para nga plagosja: Ishte për vizitë te xhaxhai, po…

E qëlluan sapo zbriti nga makina/ Dalin detajet e para nga plagosja: Ishte për vizitë te xhaxhai, po…

Një plagosje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjormë, në bashkinë e Selenicës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, ku një 35-vjeçar është qëlluar me armë dhe ka mbetur rëndë i plagosur. Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e djalit të xhaxhait të tij, kur ndodhi incidenti. Ende nuk dihen motivet që çuan në konflikt, ndërsa autori i ngjarjes nuk është identifikuar deri më tani. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.