Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vritet 35-vjeçari në Gjorm të Vlorës, lidhja me “masakrën e Çoles”, reagon Policia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Gjorm të Vlorës. Një shtetas është vrarë në mes të fshatit Gjorm. Viktima është Dalan Gjolek Alliaj, rreth 35 vjeç dhe sot ndodhej tek të afërmit e tij në Gjorm për vizitë. Ai mësohet se është djali i xhaxhait të B.A, që ishte përfshirë në një ngjarje në vitin 2015, në atë që njihet si “masakra e Çoles”. Në atë kohë në një kazino mbetën të vrarë tre të rinj Në atë kohë, pas një sherri në kazino, mbetën të vrarë A.L, H.R, A.V. Policia: Vlorë/Informacion paraprak Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Aliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga...