Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e njohur (Emri)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia, pasi ai përfundoi me suskses trajnimin në Shkollën e Magjistraturës, që u detyrua të kryente për arsye të probleme profesionale të konstatuara. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Mimoza Tasi, Natasha Mulaj e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi në rezultateve të provimit përfundimtar të arritura nga Fuçia në Shkollën e Magjistraturës. Laurent Fuçia u konfirmua në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, më 8 mars 2023, pasi u konkludua se kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa për mangësitë në aspektin profesional...