Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në një emision televiziv ka komentuar procesin hetimor ndaj Belinda Ballukut dhe situatën politike në Tiranë.
Sipas Vasilit, me Ballukun në drejtim të fushatës së PS-së për bashkinë e Tiranës, mund të përsëritet ajo që ai e quan ‘farsa elektorale e 11 majit’.
‘Me Belinda Ballukun në drejtimin e fushatës së PS-së për bashkinë, Tirana mund të përjetojë atë që ndodhi në 11 maj, sepse këta nuk kanë shërim.
Nuk ka banorë të lumtur në Tiranë. S’janë të lumtur as ata që s’kanë ku të shpien fëmijët në kopshte e çerdhe, as ata që torturohen e lidhen në atë trafikun e tmerrshëm, as ata që nuk përfitojnë shërbime të asnjë lloj forme.
Asnjë shërbim, i vetmi kryeqytet që nuk afron asnjë lloj shërbimi. Edhe në të paktën edhe në Afrikë, kryeqytetet që kanë marrë vendim të zhvillohen, po t’i shikoni, kanë trame, kanë autobusë, kanë njëra tjetrën, kanë një minimum organizimi qytetas ndoshta nja pesë herë më të mirë se Tirana.
Në këtë, por problemi qëndron këtu, ky votim i qytetarëve të Tiranës duhet të jetë aq masiv që ta që të mbikalojë këtë gjë. Pra duhet një votim patjetër mbi 75%. Sepse ju e dini sa vjedhin.’
Vasili ka komentuar edhe kandidatët, duke vlerësuar Flor Binajn si alternativën më të mirë për kryeqytetin.
‘Është e qartë, Tirana për herë të parë, ndoshta si në asnjëherë tjetër, e ka zgjedhjen shumë të lehtë. Përballë ka një kandidatë të shkëlqyer, si Flor Binaj, në kuptimin e plotë të fjalës, një njeri që jeton me krahët e tija, me mundin e tij, me talentin e tij, me zotësinë e tij. Aktor, ka thënë edhe e ka, për ta stigmatizuar, për ta bullizuar thotë aktor Edi Rama. Ky aktori i suksesshëm Flor Binaj, nuk ja mbushka mendjen. Ky piktori mizerabël i dështuar siç është ai, ai mund të qeverisi Shqipërinë edhe me vite të tëra. E para. Dhe përballë ka një figurë të konsumuar totalisht si i Manastirliu që s’përfaqëson asgjë, është thjesht e vetëm një zgjatim, një bisht Edi Ramës dhe asgjë më shumë. Me ngarkesa të jashtëzakonshme.
Ka llogari të hapura me historitë e COVID-it Manastirliu dhe me plot gjëra të tjera. Tani a mund të mendohet njeriu përballë një njeriu të pastër, një njeri që ka qenë një militant pa ja kërkuar njeri, ka mbrojtur kauza sociale plot, siç është Flor Binaj, me shumë sinqeritet dhe pa asnjë interes të asnjë lloj forme, në raport me këtë gjë. Këtë herë e ka zgjedhur vërtetë se kur qytetarët e Tiranës. Por ama, votimi duhet të jetë më masiv që mund të ishte në favor të çlirimit të qytetit nga kthetrat e grabitqarëve. Kaq.’
Vasili thekson se Flor Binaj është ‘i duhuri’, duke e falënderuar për kurajën e tij publike dhe duke shtuar se qytetarët e Tiranës vetë do ta vendosin përmes votës.
‘Flor Binaj është ai i duhuri, domethënë është një zgjedhje, duhet falënderuar shumë për kurajën publike për të marrë një përgjegjësi të tillë dhe sigurisht që nuk ka nevojë, ç’nevojë ka që ti Bledi apo unë të shkojmë t’i themi qytetarëve të Tiranës, duhet të votoni Florin. Do ta zgjidhin vetë këtë punë, e kanë shumë të qartë. Ky njeri i pastër, pa asnjë lloj ngarkese.’
“Kryeqyteti i paorganizuar dhe i torturuar nga trafiku”, Vasili hedh akuza ndaj PS-së: Me Ballukun në fushatë, Tirana..
