Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

Gazetari dhe analisti politik Frrok Çupi ka ndarë reflektime të thella mbi figurën e ish-kryeministrit Fatos Nano, gjatë një interviste në RTSH-24, duke e cilësuar atë si një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar. Sipas Çupit, gjëja e parë që të vjen ndërmend kur përmendet emri i Nanos është falja. Ai e përshkroi ish-kryeministrin si një njeri që falte, madje edhe kundërshtarët e tij politikë, duke kujtuar vuajtjet e tij nën regjimin e dhunshëm Berishës. Çupi tha se, “Nano ka vuajtur shumë. Ai ishte si ai ‘Krishti’ që u burgos në mënyrë të tmerrshme. Thuhej se e kishin dënuar për 12 vjet, por në politikë flitej se ‘çelësin e burgut e kishin hedhur në lumin e Vjosës’,”. Gazetari theksoi se burgosja e...