Pengmarrja e 32-vjeçarit në Bilisht, Proda shkarkon nga detyra Drejtorin e Policisë së Korçës dhe pezullon zv. Drejtorin për Hetimin e Krimit

Pengmarrja e 32-vjeçarit në Bilisht, Proda shkarkon nga detyra Drejtorin e Policisë së Korçës dhe pezullon zv. Drejtorin për Hetimin e Krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Policisë së Korçës, Erion Ahmetin, si dhe ka pezulluar zv.Drejtorin për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Hajri Kushen, pas ngjarjes së ndodhur ditët e fundit në Bilisht, ku një 32-vjeçar u mor peng. Në njoftim theksohet se pas një analize të kryer në lidhje me veprimet dhe menaxhimin e situatës, rezultoi se zinxhiri drejtues i DVP Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet. Njoftimi: Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, për motive të dobëta, u mbajt për disa orë, si...