Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Asnjë zyrtar nuk duhet të fshihet pas imunitetit”, Vishaj kritikon Ballukun: Të marrësh motrën si avokate mbrojtëse..
Avokati i njohur Saimir Vishaj, i ftuar në një emision televiziv ka komentuar paraqitjen e zv/kryeministres Belinda Balluku në SPAK, si dhe vendimin e saj për të zgjedhur motrën, Pamela Qirko, si avokate mbrojtëse. Vishaj vlerësoi rolin e SPAK-ut në hetimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë, duke theksuar se asnjë funksionar nuk duhet të përdorë imunitetin politik si mburojë ndaj drejtësisë. “Duhet përshëndetur SPAK që guxon. Kur shkon te zv/kryeministrja, ka arritur te tavani, mbetet vetëm kryeministri lart. Kur i tronditet qeveria, nuk duhet të përdorin imunitetin si garant për të mos u arrestuar. Askush nuk duhet të fshihet pas imunitetit,” deklaroi Vishaj. Avokati shtoi se çdo zyrtar që është i bindur për pafajësinë e tij duhet të dorëhiqet përkohësisht dhe të përballet me...