Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Një nga figurat më të korruptuara në Tiranë”, Vokshi sulmon Veliajn: Kur pushteti ngrihet mbi frikën, ‘ha’ të vetët
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar çështjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet përballë drejtësisë dhe ka dërguar rastin e tij në Gjykatën Kushtetuese. E ftuar në një emision televiziv, Vokshi e cilësoi shkarkimin e Veliajt dhe dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti si një “puç kushtetues”. Deputetja demokrate tha se ndonëse Veliaj është një nga figurat që, sipas saj, ka abuzuar më shumë me pushtetin, mënyra se si po trajtohet rasti i tij tregon se “pushteti po kthehet kundër vetvetes”. “Veliaj është në burg jo për aferat e duhura, por për disa shpenzime që nuk i ka të justifikuara. Ai ka vënë gur në këtë pushtet që tani po e han. Mendoni se disa muaj burg e kthejnë...