Skandali i racizmit shpërthen në botën e bukurisë: Huda Beauty ndërpret menjëherë bashkëpunimin me Huda Mustafa

Skandali i racizmit shpërthen në botën e bukurisë: Huda Beauty ndërpret menjëherë bashkëpunimin me Huda Mustafa

Një prej bashkëpunimeve më të bujshme të botës së bukurisë ka përfunduar në mes të një polemike të madhe. Brendi i famshëm “Huda Beauty” ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të lidhjeve me ish-konkurenten e “Love Island USA”, Huda Mustafa, pas një incidenti të rëndë në rrjetet sociale, ku ajo u akuzua për miratim të një termi racor. Ngjarja nisi me një video që u bë virale në platformën “X” (Twitter), ku Mustafa shihet duke qeshur gjatë një bisede live në Instagram, ndërkohë që një zë tjetër përdor një fjalë raciste ndaj konkurrentes së saj, Olandria Carthen. Mungesa e reagimit nga Mustafa u pa si një miratim i ofendimit dhe shkaktoi zemërim tek ndjekësit. Pas reagimeve të ashpra të publikut, kompania “Huda Beauty” shpalli se bashkëpunimi...