Ish-kryeministri i Rumanisë reagon për Nanon: Luajti rol kyç në transformimin e Shqipërisë

Ish-kryeministri i Rumanisë reagon për Nanon: Luajti rol kyç në transformimin e Shqipërisë

Ish-kryeministri i Rumanisë, Adrian Nastase, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nastase shkruan se Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë. Nastase njihet si një nga homologët e Nanos që ka pasur një raport shumë të ngushtë me të. “Jemi takuar shumë herë gjatë viteve dhe e mbaj mend qartë takimin tonë të fundit në vitin 2003, gjatë mandatit tim si Kryeministër i Rumanisë. Gjatë gjithë jetës së tij publike, Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë. Përkushtimi dhe vizioni i tij do të kujtohen me mirënjohje nga të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan. I shpreh...