Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Dha kontribut historik për Kosovën”, familja Thaçi telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Familja e ish-Presidentit të Kosovës,Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së liderit historik të PS dhe ish-kryeministrit, Fatos Nano, i ndarë nga jeta një ditë më parë. Familja Thaçi vlerëson kontributin e madh që Fatos Nano i dha çështjes së Kosovës në periudhën e paraluftës dhe luftës së viteve 1998–1999 është historike dhe kontributi i tij mbetet një trashëgimi e çmuar e vlerave tona kombëtare. Telegram ngushëllimi i Familjes Thaçi për Familjen Nano: E nderuar Familje Nano, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Në këto ditë dhimbjeje, në emër të Familjes Thaçi dhe të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve, përfaqësuesve të institucioneve të...