‘Bashkëpunimi në korrupsion ia ka lidhur duart‘/ Bardhi shpërthen: Ja pse Rama nuk e shkarkon dot Ballukun

‘Bashkëpunimi në korrupsion ia ka lidhur duart‘/ Bardhi shpërthen: Ja pse Rama nuk e shkarkon dot Ballukun

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka përsëritur qëndrimin e PD se zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila u mor e pandehur ng SPAK për shkelje të barazisë në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, duhet të japë dorëheqjen. Në një postim në rrjetin social facebook, Bardhi shkruan se shkelja e barazisë në tendera ka vetëm një arsye pse bëhet, korrupsionin. “Këto dy krime janë të lidhura pazgjidhshmërisht nga njëri-tjetrin. Prandaj, është në detyrimin e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe provuar se të paktën 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë janë korrupsion i pastër i personit që ka krijuar pabarazinë në tender dhe i personit që e ka ideuar këtë. Të dy kanë emër: Belinda Balluku dhe Edi Rama”,...