Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i ftuar në një emision televviziv, ka publikuar disa dokumente që kanë të bëjnë me skandalin korruptiv të tunelit të Llogarasë.
Balliu u shpreh përballë moderatorit Bled Marku se këto dokumente fundosin Edi Ramën, ndërsa ka bërë publik edhe aktin normativ të shtimit të 50 milionë eurove për tunelin e Llogarasë.
Lexo edhe:Tuneli i Llogarasë, Pollo publikon skemën si u rritën kostot 32 milionë euro, Rama mbron Ballukun‘Kompaninë turke për tunelin e Llogarasë i ka sjellë Edi Rama, që i ka miq. Këto i njeh Edi Rama, nuk i ka sjellë Balluku, por këta janë njerëz të kryeministrit.
Njoftohet këtu, shpallja e kompanisë turke si fituese, jo e Gjokës, se duhet ta sqarojmë këtë. Jo vetëm që njoftohet kompania turke, por nuk kishin as nënkontraktor.
‘Gjoka Kostruksion’ nuk është as nënkontraktor në këtë rast dhe vetë neni 126 i nënkontraktorëve thotë; përqindja e caktuar për nënkontraktim duhet të jetë në përpjestim me vlerën e kontratës dhe nuk duhet të tejkalojë 50% të vlerës së përgjithshme të kontratës.’
Sipas Balliut, ky ligj është bërë që në momentin e lidhjes së kontratës të përcaktohet qartë roli dhe pagesa e nënkontraktorit, gjë që nuk ka ndodhur në këtë rast.
‘Kjo gjë nuk ka ndodhur, sepse kontraktori me nënkontraktorin duhet të kishin bërë një kontratë paraprake të cilën këta nuk e kanë, nuk ekziston.
Këtu janë paguar vetëm turqit. Gjokës i ka thënë Belinda me Ramën se do t’i japin turqit, dhe këta nuk kanë marrë asnjë lek. Lekët këtu i ka marrë vetëm kompania turke.
Këtu është akti normativ i shtimit të 50 mln euroshit dhe përveç kësaj kemi faturat. Dhe vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon ministrisë se çfarë janë këto 50 mln euro shtesë.’
Sipas deputetit demokrat, këto dokumente janë provë e qartë e një skeme abuzive që, siç tha ai, ‘ka përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë kompania turke me bekimin e qeverisë’.
“Dokumentet fundosin Ramën”,Balliu publikon aktin normativ të 50 milionë eurove për tunelin e Llogarasë: Lekët shkuan..
