Në Fier u përkujtua sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare – 81-vjetori i krijimit të Brigadës XI Sulmuese.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Organizatës së Dëshmorëve të Atdheut, të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it, si dhe qytetarë të shumtë, të cilët u përulën me respekt dhe mirënjohje për kontributin e popullit fierak në mbështetje të Lëvizjes Antifashiste. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Gjatë ceremonisë u vlerësua roli i veçantë i Brigadës XI Sulmuese në çlirimin e qyteteve të ndryshme të vendit nga pushtuesit gjermanë dhe në përmbushjen e detyrave të tjera luftarake pas çlirimit të Shqipërisë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e kujtesës historike dhe ruajtjes së vlerave të lirisë për të cilat luftuan dëshmorët e Atdheut.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Lavdi Brigadës XI Sulmuese! Lavdi LANÇ-it! 🇦🇱
