Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Grabitja në Muzeun e Luvrit, në pranga një grua 38-vjeçare për ‘vjedhje në bashkëpunim’
Një grua 38-vjeçare është akuzuar për bashkëpunim në grabitjen e ndodhur në Muzeun e Luvrit në Paris, ku u vodhën bizhuteri me vlerë 88 milionë euro. Mediat raportojnë se ajo është vënë nën akuzë për “vjedhje të organizuar në bashkëpunim” dhe “konspiracion kriminal”, ndërsa gjykata ka vendosur që të qëndrojë në paraburgim. Gruaja u arrestua në fillim të javës, bashkë me katër persona të tjerë. Dy prej tyre janë tashmë nën akuzë, pasi kanë “pranuar pjesërisht” përfshirjen në vjedhje, ndërsa një tjetër është ende në kërkim. Sipas hetimeve, grabitja ndodhi më 19 tetor, menjëherë pasi muzeu hapi dyert për vizitorët. Katër burra të maskuar arritën të futeshin në Galerinë e Apollonit përmes një ballkoni pranë lumit Sena, duke përdorur një ashensor mekanik të vjedhur. Ata...