Policia e Durrësit ka vënë ën pranga një 49-vjeçar i cili ka goditur për shkak të detyrës një mjek në spitalin e Shijakut.
Bëhet me dije se 49-vjeçari F.K ka goditur me grusht 34-vjecacrin A.D me profesion mjek, ndërsa ndodhej në ambientet e godinës së Radiologjisë, në Qendrën Shëndetësore Shijak.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ngjarja ka ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës nga mjeku, i cili pas sulmit është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.
Autori është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Shijak dhe më pas është arrestuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
