Battlefield 6 shet 7 milionë kopje në tre ditë

EA ka pasur një Tetor mjaft të suksesshëm, të paktën kështu tregojnë shifrat. Disa javë pasi konfirmoi shitjen 55 miliardë dollarësh tek Fondi PIF i Arabisë Saudite, Silver Lake dhe Affinity Partners, kompania konfirmoi se Battlefield 6 është shitur në 7 milionë kopje 3 ditë pas debutimit.

Loja gjithashtu ka regjistruar 172 milionë ndeshje gjatë fundjavës. Gjithashtu 15 milionë orë janë shpenzuar duke parë lojën në shërbimet streaming.
Shifrat e shitjeve të Battlefield 6 e bëjnë atë versionin më të suksesshëm të titullit. Battlefield 2042 lançuar në 2021 regjistroi 4.2 milionë kopje të shitura në javën e parë.

Lançimi i lojës erdhi disa javë pas njoftimit të kompanisë se do të bëhet private. Gjiganti i lojërave do të jetë në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), Silver Lake dhe Affinity Partners. Të mërkurën, punonjësit e sindikalizuar të EA-së reaguan kundër blerjes, duke paralajmëruar se “sa herë që kapitali privat ose investitorët miliarderë e bëjnë një studio private, punëtorët humbasin transparencën, dukshmërinë dhe fuqinë e tyre.”
Battlefield 6 u lançua më 10 tetor. Loja është e disponueshme për PC, PS5 dhe Xbox Series X/S. Përmbajtja e Sezonit 1 është shumë afër, dhe pritet të mbërrijë më 28 tetor.

/PCWorld Albanian