Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Organizonin lojëra fati në një lokal në Durrës, arrestohen në flagrancë 3 persona
Tre persona janë arrestuar në Durrës të akuzuar për organizime të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme në një lokal në qytet. Të arrestuar janë E. D., 37 vjeç, D. D., 42 vjeç, vëllezër, dhe E. M., 41 vjeç. Këta persona organizonin lojëra fati në një lokal në lagjen nr. 13 të qytetit në kundërshtim me ligjin. Të tre u arrestuan në flagrancë në lokal duke vënë baste sportive nëpërmjet llogarive që kishin aktive në celularët e tyre. “Vinin baste sportive, me celularë, në një lokal në lagjen nr. 13, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre, vëllezër) dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër. Sekuestrohen 4 celularët e tyre. Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë...