Bashkëjetesë me vdekjen/ Familja jeton me bombën në shtëpi, mund të shpërthejë në çdo moment…

Bashkëjetesë me vdekjen/ Familja jeton me bombën në shtëpi, mund të shpërthejë në çdo moment…

Nuk ka një vend tjetër se ku të shkojë, e për këtë arsye, një familje në Gaza ka zgjedhur të ndajë shtëpinë me bombën që ka zënë vend aty, e që mund të shpërthejë në çdo moment. Bomba e madhe e ngulur në mur i ka bërë pjesëtarët e familjes Al-Hatto të jetojnë në frikë dhe pasiguri të vazhdueshme. Ata thonë se e gjetën bombën kur u kthyen në banesën e tyre të dëmtuar rëndë pas shpalljes së fundit të armëpushimit. Bomba, e tipit Mark 84 (MK-84), është një predhë me rënie të lirë e aftë të rrafshojë blloqe të tëra ndërtesash. “Shtëpia ime është shkatërruar. Jam i frikësuar sepse kam fëmijë. Mund të shpërthejë në çdo moment dhe të shkatërrojë shtëpinë tonë dhe të...