Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shqiptarët shtojnë kursimet, depozitimet në banka u rritën, ekspertët: Nuk duan t’i investojnë
Në Shqipëri ku çmimet e ushqimeve janë zakonisht më të larta se vendet e tjera të rajonit ndërsa pagat më të ulëta, qytetarët janë në gjendje të kursejnë gjithmonë e më shumë para, muaj pas muaji. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kursimet e shqiptarëve deri tani në lekë dhe valutë kanë arritur në 1.45 trilionë lekë, nga 1.33 trilionë që ishin një vit më parë. “Kjo do të thotë që vetëm një pjesë e vogël e popullatës, rreth 23-24%, e kanë këtë 15 miliardë euro kursime nëpër banka, ndërkohë që pjesa tjetër e shoqërisë do duhet t’ja dalin muaj pas muaji. Pra të varfër me një popullatë të madhe me një pjesë të vogël që nuk kanë ku çojnë lekët”, shprehet Ergis Sefa,...