Një histori bese në Mirditë

Një histori bese në Mirditë

Në bjeshkë të Oroshit, djali i Ndrec Çokut kishte l’shu gjanë e gjallë për kullotë. Ai i binte fyellit dhe shijonte bukurinë natyrore të vendlindjes. Pushkën e kishte mbështur në një lis të motshëm, krejt pa mendu se çfarë e përgjonte pas drizave e shkurreve. Papritur, nga shkurret dalin tre hajna ( hajdutë ), të armatosur, që i sulen tufës. I riu u ndje i papërgatitur, por i vendosur për të ruajtur mallin e vet dhe bukën e robve. Pa ba za tërhoqi pushkën, zuri pozicion pas një guri dhe u thirri.- “Kushdo qofshi, mos bani gabim me prek në tufën time“.- Per një moment ra heshtje, pastaj u dëgjua një krismë pushke. Agresorët, gjuajtën në ajër për ta trembur. Djali në anën tjetër u...