Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Goditi me grusht mjekun, përfundon në pranga 49-vjeçari (Emri)
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 49-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një mjeku në ambientet e Qendrës Shëndetësore Shijak. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak. Hetimet tregojnë se ky shtetas, në ambientet e godinës së Radiologjisë në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka goditur me grusht mjekun A. D., 34 vjeç, gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Pas ngjarjes, mjeku është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa autori është shoqëruar menjëherë në Komisariat dhe më pas është arrestuar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.