Vrau kolegun sepse e fyente/ Detajet e reja që dolën në pah nga krimi në Komunën e Parisit

Vrau kolegun sepse e fyente/ Detajet e reja që dolën në pah nga krimi në Komunën e Parisit

Detaje të reja dalin nga vrasja e ndodhur pak ditë më parë në Komunën e Parisit, ku Filip Shehu goditi me thikë kamarierin 34-vjeçar, Indrit Ismaillari. Sipas dëshmisë së autorit në gjykatë, viktima e kishte fyer dhe ngacmuar, ndërsa ai kishte mësuar për vdekjen e kolegut një ditë më pas, pasi mendonte fillimisht se 34-vjeçari kishte mbetur thjesht i plagosur. Shehu ka deklaruar se konflikti ka qenë i çastit dhe lidhej me punën, por ka shtuar se marrëdhëniet mes tyre ishin konfliktuale prej kohësh. Megjithatë, stafi i lokalit mohon këto pretendime. Ata e përshkruajnë Indrit Ismaillarin si një punonjës të qetë, që nuk kishte debate me askënd dhe kishte punuar në restorant për pesë vjet. Autori, nga ana tjetër, ishte pjesë e stafit vetëm prej...