Masakër në Kretë, përplasje me armë mes dy familjeve, viktima e të plagosur

Masakër në Kretë, përplasje me armë mes dy familjeve, viktima e të plagosur

Një skenë e ngjashme me ato të luftës ka ndodhur në një fshat të ishullit Kretë në Greqi. Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetë të tjerë të plagosur si pasojë e përplasjes së armatosur mes dy familjeve në zonë. Sulmi besohet të jetë kryer si hakmarrje për një shpërthim tritoli të premten vonë që kishte në shënjestër një shtëpi në ndërtim në zonë, tha policia. Lënda plasëse shpërtheu rreth orës 23:30, duke shkaktuar dëme të shumta, por pa të lënduar. Këtë të shtunë në mëngjes, persona të armatosur të paidentifikuar raportohet se hapën zjarr ndaj shtëpive, makinave dhe banorëve në atë që autoritetet e përshkruan si një sulm të mundshëm hakmarrjeje. Mediat lokale thanë se u qëlluan me mijëra plumba për...