“Kolonia e piktorëve” në Kolonjë, 45 artistë hedhin në telajo peizazhet më të bukura të zonës

“Kolonia e piktorëve” në Kolonjë, 45 artistë hedhin në telajo peizazhet më të bukura të zonës

Për të 8-in vit radhazi në Kolonjë mbahet kolonia e piktorëve. Mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse për tre ditë do të pikturojnë atraksionet turistike dhe pamjet më të veçanta që kjo krahinë fal. Sipas tyre, vjeshta e Kolonjës këtë herë është magjike dhe rri mirë në telajo “Jam Pashk Pervathi nga Lezha, është e disata herë që vij në Kolonjë. Kam ardhur në koloni, por edhe privatisht sepse Kolonja me pëlqen shume. Me pëlqen relievi, Gramozi pafund si skulpturë në natyrë, e kam pikturuar disa herë, e kam në koleksionin tim të veçantë. Vjeshta këtë vit është më mirë sesa Korça, sesa Pogradeci, jemi ngulur këtu dhe po kënaqemi.” “Gjithmonë çdo vit që vijmë është më bukur se vitet e tjera, vijmë me dëshirë...