10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

Beteja e humbur e bashkive. Vitin e kaluar, buxheti i pushtetit vendor arriti në 81 miliardë lekë, ose 810 milionë euro, nga 26 miliardë lekë në vitin 2015. Buxheti është rritur me më shumë se tre herë në dekadën e fundit që kur nisi zbatimi i reformës. Po më se gjysma po përdoret për shpenzimet e personelit, duke mos justifikuar transferimin e disa funksioneve nga pushteti qendror, teksa gjithnjë e më pak fonde shkojnë për shpenzime kapitale dhe të tjera në shërbim të komunitetit. Përkundrazi, shërbimet në njësitë administrative janë përkeqësuar në krahasim me para reformës dhe kjo është bërë shkak për rënien e fortë të popullsisë në zonat rurale. Malziu, njësi administrative në Bashkinë e Kukësit që nga viti 1990 e deri tani, nuk...