Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Çfarë ndodhi? Drejtori teknik i ARRSH-së paraqitet në SPAK, ja arsyeja
Drejtori teknik në hartimin e projekteve në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), Nikollaq Mihali, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Mihali u mor i pandehur nga SPAK në muajin qershor së bashku me 5 zyrtarë të tjerë të ARRSH për shkelje të barazisë në tenderin për Lotin 1 të Unazës së Re, me fond limit 2 miliardë e 250 milionë lekë, pa TVSH. Ndaj tij dhe 5 zyrtarëve, Arbër Troka, Miranda Shkurti, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj, Admir Pahumi rëndon akuza për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Sipas SPAK, hetimi bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1, me fond limit 2 miliardë e 250 milionë...