Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja për “Big Brother VIP Kosova 4”

Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja për “Big Brother VIP Kosova 4”

Moderatori i njohur i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka ndarë disa informacione të reja rreth edicionit të katërt të spektaklit më të ndjekur në vend. I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Hamiti foli për përgatitjet intensive që po zhvillohen për nisjen e sezonit të ri, megjithëse nuk zbuloi një datë të saktë. Sipas tij, shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” këtë vit do të ketë një pamje tërësisht të ndryshme. Janë bërë ndryshime të dukshme në hapësirën e brendshme dhe në oborr, duke e bërë ambientin më të madh dhe më funksional për banorët. Po ashtu, është riorganizuar renditja e dhomave dhe e ambienteve të përbashkëta, për të ofruar një përvojë më dinamike dhe më interesante për publikun. Hamiti pranoi se...