Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
“Bashibozuku duke pushuar”, një shqiptar në tablonë e një mjeshtri serb
Kjo tablo është sinjifikim i një shkëlqimi dhe solemniteti i orientalizmit shqiptar në penelatën e një serbi të famshëm të pikturës realiste. Veshja solemne e këtij ushtari të trupave ndihmëse të parregullta në Perandorinë Osmane, ka një solemnitet shprehës dhe një pompozitet imponues. Piktori i realizmit e ka jetësuar në aktin krijues këtë moment, duke e shndërruar atë në një monument ku janë të shkrira në një harmoni perfekte të gjithë komponentët që përfshihen në këtë kompozim. Salltaneti dhe kapardisaj e këtij bashibozuku, e përcjellë me kaq besnikëri përmes penelit të një mjeshtri, është një tregues i asaj çfarë përfaqësonin këto rebel, stili i tyre i jetesës dhe madhështia e veshjes dhe armëve. Siç dihet bashibozukët ishte ushtarë të parregullt të ushtrisë osmane. Kryesisht këtë...