Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bashkia Kamëz rriti çmimin e biletës së urbanëve, reagon Erisa Xhixho
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar në rrjetin e saj social Facebook, lidhur me rritjen e çmimit të biletave për transportin publik të Kamzës. Kujtojmë se nga sot qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të Bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë do të paguajnë 50 lekë për biletë, nga 40 lekë që është aktualisht. Bileta do të rritet 10 lekë apo 25% nga sa paguhet. Teksa akuzon qeverinë se ka braktisur qytetarët, Xhixho thotë se qytetarë të moshuar detyrohen që rrinë me orë në radhë, për të kursyer pak nga pensionet e pamjaftueshme për t’u pajisur me abone mujore. “Të moshuar që rrinë me orë në radhë, për të kursyer pak nga pensionet e pamjaftueshme; nxënës e studentë që u...