Refuzimi i PS për ngritjen e dy Komisioneve Hetimor, Bardhi sulmon ashpër: Rama po asgjëson parlamentarizimin

Refuzimi i PS për ngritjen e dy Komisioneve Hetimor, Bardhi sulmon ashpër: Rama po asgjëson parlamentarizimin

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se me refuzimin e mazhorancës për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, sipas tij, “për farsën zgjedhore të 11 Majit dhe aferën personale me ‘McGonigal’”, kryeministri Edi Rama po asgjëson parlamentarizimin. “Është një akt antikushtetues që asgjeson një nga funksionet kryesore të Kuvendit – atë të kontrollit parlamentar”, theksoi ai. Bardhi shtoi se PD kërkon standardet që ka çdo vend i BE-së, duke theksuar se Integrimi europian nuk është ceremoni në Bruksel, por pastrim i korrupsionit brenda qeverisë së Tiranës. “Shqipëria nuk mund të ketë imazh europian me standarde afrikane”, shprehet ai. Postimi i plotë: Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Refuzimi nga Edi Rama i të drejtës së opozitës, për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore...