Çfarë duhet të dini për variantin “Frankenstein” të COVID-19

Çfarë duhet të dini për variantin “Frankenstein” të COVID-19

Një variant i ri i COVID-19 po qarkullon në Europë dhe po tërheq vëmendjen e shkencëtarëve dhe mediave, për shkak të simptomave të pazakonta dhe emrit që i është vënë, “Frankenstein”. Varianti XFG, i njohur gjithashtu si “Stratus”, ka filluar të dominojë në Gjermani dhe disa vende të tjera europiane që nga mesi i vitit 2025. Në media, ai përshkruhet si shkaktar i “dhimbjes së fytit”, përveç simptomave tipike të COVID-19. Megjithatë, autoritetet shëndetësore theksojnë se rreziku nga ky variant mbetet i ulët. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) e kanë klasifikuar XFG si një “variant nën vëzhgim”, që do të thotë se po monitorohet nga afër, por nuk konsiderohet ende shqetësues. Sipas të dhënave më...