Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Aksident në Dibër: Shoferi i dehur nxjerr furgonin nga rruga, pesë të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e fshatit Çerenec, ku një furgon i drejtuar nga shtetasi 58-vjeçar F. C., në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga. Si pasojë, pesë pasagjerë u lënduan, dy prej të cilëve ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia Rrugore arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit për ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’ dhe ‘Fshehje të të ardhurave’. Gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse. Gjithashtu, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj një 16-vjeçari, pasi u kap duke drejtuar motomjet pa leje drejtimi. Specialistet per Hetimin e Krimeve te Komisariatit tw Policise Diber referuan materialet në...