Çfarë duhet të dini për balotazhin në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Çfarë duhet të dini për balotazhin në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Përballjet midis VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Kërçovë, si dhe midis koalicionit shqiptar VLEN dhe AKI-së në Tetovë, por edhe votimet në Karposh dhe Qytetin e Shkupit, mund të varen nga votat e kandidatëve që humbën në rundin e parë. Por, pyetja është nëse do të ketë bashkëpunime publike apo të fshehta mes partive dhe sa të bindur do të jenë këta votues? Kush kë do të mbështesë në balotazhin e zgjedhjeve lokale, dhe a mundësi që mbështetja e mundshme ndërmjet partive të ndryshme të përcaktojë se kush do të bëhet kryetar komune në një komunë të caktuar – është pyetja kryesore në prag të 2 nëntorit, ditës kur 33 komuna të Maqedonisë së Veriut, përfshirë Shkupin, do ta zgjedhin kryetarin e...