Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me 11 Majin
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje sa i përket ngritjes së dy Komisioneve Hetimore për zgjedhjet e 11 majit, e cila u refuzua nga Partia Socialiste. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se “duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit”. “Refuzimi nga Edi Rama i të drejtës së opozitës, për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore për farsën zgjedhore të 11 Majit dhe aferën personale me “McGonigal”, është një akt antikushtetues që asgjeson një nga funksionet kryesore të Kuvendit – atë të kontrollit parlamentar. Përmes këtij akti Edi Rama nuk asgjeson vetëm të drejtat kushtetuese të opozitës, por vetë parlamentarizmin. Komisionet Hetimore parlamentare janë instrument i transparencës, jo i bllokimit politik. Ne kërkojmë standardet që...