Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Policia reagon pas arrestimit të vëllait të deputetit Bledion Nallbati (DETAJE)
Policia e Devollit zbardh dinamikën e pengmarrjes të 32-vjecarit Ilir Topçiu në fshatin Vishiocë të Devollit, ngjarje e ndodhur më datë 30 tetor. Uniformat blu bëjnë me dije se lidhur me rastin kanë rënë në pranga 3 persona, Alti Nallbati, (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku. Ata akuzohen se morën me forcë nga banesa për motive të dobëta 32-vjeçarin, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij. Rasti i pengmarrjes u bë i ditur për policinë nga 32-vjeçari Ilir Topçiu. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin,...