Nis fushata për pesë bashkitë, rreth 308 mijë qytetarë do të zgjedhin në 9 nëntor kryetarët e rinj

Nis fushata për pesë bashkitë, rreth 308 mijë qytetarë do të zgjedhin në 9 nëntor kryetarët e rinj

Sot nis zyrtarisht fushata elektorale për 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje në datën 9 nëntor; Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Rreth 308 mijë qytetare në 5 njësitë e qeverisjes vendore do të zgjedhin të dielën e 9 nëntorit kryetarët e rinj të bashkive. 13 kandidatë garojnë në këto zgjedhje të pjesshme; PS ka prezantuar 5 kandidatë, PD së bashku me aleatët e saj kanë zgjehdur të marrin pjesë në betejën elektorale të 9 nëntorit me kandidatë të pavaruar në të gjitha bashkitë, “Shqipëria Bëhet” ka kandidatin e saj në bashkinë e Cërrikut; në Vlorë garon një kandidat i pavarur, Gjergji Nika dhe në Mat garon e pavarur Suzana Pasha. Në këto zgjedhje janë regjistruar 6 parti politike; përveç PS dhe PD janë...