16 minuta heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë, mijëra qytetarë e studentë mblidhen në Novi Sad

16 minuta heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë, mijëra qytetarë e studentë mblidhen në Novi Sad

Në Serbi shënohet sot Dita e Zisë Kombëtare, me rastin e përvjetorit të tragjedisë së rëndë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku një vit më parë humbën jetën 16 persona, ndërsa një tjetër u plagos rëndë pas rënies së tendës së stacionit. Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra mijëra qytetarë dhe studentë janë mbledhur pranë vendit të ngjarjes për të nderuar viktimat. Nga 16 pika të ndryshme të qytetit, kolona njerëzish janë nisur drejt Stacionit Hekurudhor, ku po mbahet programi qendror përkujtimor. Në vendngjarje mbizotëron heshtja dhe emocionet e forta. Qytetarët vendosin kurora me lule të bardha, ndezin qirinj dhe qëndrojnë në 16 minuta heshtje, një për çdo jetë të humbur. Studentët e Universitetit të Novi Sadit kanë organizuar gjithashtu një takim përkujtimor...