Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Sëmundjet e zemrës po prekin edhe të rinjtë, mjeku: Duhanpirja dhe stili i jetesës, shkaqet kryesore
Gjithnjë e më shumë të rinj po përballen me sëmundje të zemrës, një fenomen që sipas kardiologëve po bëhet shqetësues. Mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Shkodër, Kevin Bektasha, thekson se numri i rasteve të shtuara ka ardhur në rritje vitet e fundit, ndërsa ndër shkaqet kryesore renditen duhanpirja, obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik dhe faktorët gjenetikë. “Në vitet e fundit kemi një shtim të rasteve të pacientëve të prekur në moshë të re me sëmundje vaskulare, kryesisht ishemike të zemrës, veçanërisht infarkt akut të miokardit. Duhanpirja është shkaku kryesor, sidomos tek moshat nën 40 vjeç. Shkak tjetër është obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik, yndyrnat e larta, ndërsa trashëgimia mbetet një faktor i rëndësishëm,” shpjegon mjeku. Mjeku Kevin Bektasha i bën thirrje të rinjve të jenë...