Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mashtronin shqiptarët me faqen e falsifikuar të postës, arrestohen dy kinezë
Dy kinezë janë vënë në pranga si pjesë e një grupi të huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik kishte nisur investigimet pas njoftimeve të marra nga qytetarët për dërgimin e mesazheve në celular që imitonin faqen zyrtare të Postës Shqiptare. Qëllimi i grupit kriminal ishte që të merrte të dhënat personale dhe bankare të përdoruesve. “Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe teknike, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit e huaj C. F., 51 vjeç, dhe H. Y., 45 vjeç”, njoftoi policia. Dy kinezët kanë hyrë në Shqipëri më 27 tetor 2025. Ata kanë krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin...