Izraeli thotë se trupat e kthyer të premten nga Hamasi nuk janë të pengjeve izraelite

Izraeli thotë se trupat e kthyer të premten nga Hamasi nuk janë të pengjeve izraelite

Mbetjet më të fundit mortore të dorëzuara nga Hamasi në Izrael nuk i përkasin asnjërit prej pengjeve të zhdukura, njoftoi ushtria izraelite të shtunën. Hamasi është grup militant palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera. Sipas ushtrisë izraelite, mbetjet e tre trupave, të cilat u transferuan tek Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) të premten në mbrëmje, u ekzaminuan nga një institut mjekoligjor në Izrael. Në të kaluarën, dorëzimi i mbetjeve mortore që më vonë rezultonte se nuk i përkisnin pengjeve, ka shkaktuar zemërim në Izrael. Qeveria izraelite nuk ka folur për pasojat e mundshme. Të enjten, Hamasi kishte kthyer trupat e dy pengjeve izraelite, të identifikuar si Amiram Kuper dhe Sahar Baruh. Në Gazë tani kanë mbetur...