Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamje nga Rinasi: Vijojmë punën…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, kësaj radhe në Rinas, ku po punohet për lirimin e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave publike të zaptuara. Në postimin e tij në rrjete sociale, Rama thekson se aksioni kundër zaptimit të hapësirave publike vijon me vendosmëri. “Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkruan kryemininisti krahas pamjeve.