E rëndë/ Vrau babain me dru në kokë dhe më pas me thikë në zemër (EMRI)

Del i buzëqeshur para Gjykatës 25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili vrau babain e tij, Pjetër Kodheli duke e goditur fillimisht me dru në kokë dhe më pas me thikë në zemër.
Krimi i rëndë në familje ndodhi në fshatin Shkallnur të Durrësit.
I riu raportohet se fillimisht ka qëlluar të atin, 69-vjeçarin me iniciale P. K., me dru në kokë dhe më pas ka marrë thikën duke e goditur në zemër, plagë që ka rezultuar fatale për jetën e tij.
25-vjeçari me iniciale M. K., i cili dyshohet me probleme të shëndetit mendor u arrestua pas 2 orësh në arrati në lagjen nr. 13.“Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit P. K., informojmë se, si rezultat i kontrollit intensiv, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës mundësuan lokalizimin në lagjen nr. 13 dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit M. K., 25 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), djalit të shtetasit P. K..”, informuan blutë.
“Shqiponja”-t gjatë kontrollit i gjetën dhe i sekuestruan 25-vjeçarit në cilësinë e provës materiale thikën që përdori për kryerjen e krimit.