Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ky është dëbim, është dëbim” – banori tregon për BIRN: Projekti TID shemb historinë e dhjetëra familjeve në Durrës
Në qendrën historike të Durrësit, dhjetra banorë janë rritur dhe plakur në shtëpitë e tyre. Por tani, qeveria po i nxjerr në rrugë për të zhvilluar një projekt rijetëzimi, në këmbim të dëmshpërblimeve disafish më të ulëta se vlera e tregut.Në rrugën që përshkon qendrën historike të Durrësit, gjurmët e historisë rrethohen nga kaosi i tranzicionit. Mes amfiteatrit antik, forumit dhe termave romake gjenden ndërtesa të ngritura në dekada të ndryshme. Shumë prej këtyre banesave kanë mbijetuar më shumë se një shekull, por tashmë do të shemben për t’i hapur rrugë një projekti rijetëzimi, të njohur si TID Durrës.Një vendim qeverie, i publikuar në Fletoren Zyrtare në gusht të këtij viti, parashikon shpronësimin e 74 pronarëve, me çmime që vlerësohen se janë disafish më të...